Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kane për herë të dytë fiton Këpucën e Artë, Muriqi në Top-5

Kpuca

Harry Kane ka shtuar një tjetër çmim prestigjioz në koleksionin individual të trofeve. Ylli anglez i Bayernit e ka mbyllur edicionin në Bundesligë me 36 gola. Pra me 72 pikë në listën e realizatorëve më të mirë të futbollit evropian. Siç pritej, 32-vjeçari nuk është arritur asnjëherë nga ndjekësit dhe për herë të dytë e fiton Kupën e Artë. Për herë të parë e kishte fituar në edicionin 2023/2024.

Kane e udhëhoqi Bayernin drejt titullit në Gjermani, ndërsa shkëlqeu edhe në fitoren në finale të Kupës gjermane, duke realizuar “hat-trick”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni anglez udhëheqë në rangimin final të “European Sports Media” (ESM), me dallim të madh ndaj Erling Haalandit dhe Kylian Mbappe. Norvegjezi i Manchester Cityt e përfundoi edicionin me 27 gola, përkatësisht me 54 pikë. Haaland dështoi të gjente golin të dielën ndaj Aston Villas, por mbeti golashënuesi më i mirë i Premier Leagues.

Mbappe shënoi një gol në fitoren 4:2 të Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos dhe siguroi vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë të futbollit evropian. Me 25 gola e 50 pikë, Mbappe fitoi trofeun “Pichichi” që ndahet për golashënuesin më të mirë në La Liga.

Në edicionin 2024/2025, Kylian Mbappe ishte realizatori më i mirë në futbollin evropian. Ai i kishte shënuar 31 gola.

Pozita e katërt në renditjen për “Këpucën e Artë” është befasia më e madhe. Dion Beljo i shënoi plot 31 gola për Dinamo Zagrebin. Por goli në ligën kroate llogaritet me 1,5 pikë, për dallim nga 2 pikë sa llogaritet secili gol në top-ligat evropiane, sa i takon “Këpucës së Artë”.

Beljo renditet i katërti me 46,5 pikë. Dhe nuk ka se si të mungojë Vedat Muriqi në pesëshen më të mirë. Sulmuesi kosovar i shënoi plot 23 gola për Mallorcan në La Liga. Dhe me 46 pikë gjithsej, është i pesti.

Pas Muriqit janë Igor Thiago i Brentfordit me 44 pikë, Luis Suarez i Sportingut dhe Esteban Lepaul i Rennesit me nga 42 pikë, Deniz Undav i Stuttgartit me 38 pikë dhe Ryan Mmaee i Omonias me 37,5 pikë.

“Këpucën e Artë” më së shumti e ka fituar Lionel Messi – plot gjashtë herë. Cristiano Ronaldo e ka fituar katër herë. Së pari ky çmim është dhënë për edicionin 1967/68. Gazeta franceze “L’Equipe” kishte prezantuar çmimin, kurse prej vitit 1997 jepet nga “European Sports Media”, organizata e mediumeve sportive të Evropës. Për bazë merren vetëm golat e shënuar në ligat nacionale.