Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përzgjedhësi i Sllovakisë flet pas humbjes nga Kosova

Francesco Calzona

Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, është shprehur i zhgënjyer për humbjen nga Kosova në gjysmëfinalen e plejofit për Botërorin 2026.

Kosova e mposhti Sllovakinë në Bratislavë 4:3. Sllovakët dy herë ishin në epërsi, por “Dardanët” u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë.

“Jam shumë i zhgënjyer. Është dashur ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Bëmë pak gabime, por nuk kam ankesa për ekipin. Lojtarët bënë më të mirën për të marrë rezultat pozitiv”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Lexo përditësimet tjera
LIVE: GOOOOOOOOOOOOOOL, KOSOVAAAAAAAAAAAAAAAA

Natë historike për Kosovën, Botërori një fitore larg

Bratislavë, 26 mars – Kosova bëri një rikthim historik për fitore historike në Bratislavë. Përfaqësuesja e...