Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas humbjes nga Kosova, Sllovakia ndahet me selektor

Francesco Calzona

Francesco Calzona nuk është pajtuar me kushtet e ofruara për vazhdim të kontratës si selektor i Sllovakisë.

Sllovakia pësoi në Bratislavë nga Kosova në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botëror.
Kontrata e italianit Calzona ishte e vlefshme deri më 31 mars, ndërsa federata sllovake i ofroi kontratë të re dyvjeçare. Por nuk u arrit marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës së re.

Sllovakët kanë shpresuar të kualifikohen në Botëror, por nuk ia dolën të mposhtin Kosovën në pengesën e parafundit.