Bratislavë, 26 mars – Kosova bëri një rikthim historik për fitore historike në Bratislavë.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e fitoi të enjten mbrëma ndeshjen kundër Sllovakisë me rezultat 4:3 për të arritur në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Fitorja ndaj Sllovakisë është arritja më e madhe deri më tani për Kosovën.
Finalen për një biletë për Botërorin që mbahet këtë vit në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Kosova e luan të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Përballë do ta ketë Turqinë, e cila po të enjten mposhti Rumaninë në Stamboll me rezultat 1:0.
Kosova e nisi keq ndeshjen. Pësoi gol që në minutën e gjashtë. Pas një ndërprerjeje, Aro Muriq u mposht. Realizoi Martin Valjent. Ai shënoi me kokë, në mesin e disa mbrojtësve të Kosovës. Por Kosova nuk u ndal. Kërkoi golin e barazimit, të cilin e arriti në minutën e 21-të.
Veldin Hoxha realizoi me të majtën nga afro 18 metra pas pasimit nga Mërgim Vojvoda.
Sllovakët më pas shënuan tjetër gol për epërsinë e dytë. Lukas Haraslin realizoi në fund të pjesës së parë për 2:1.
Ai realizoi nga gjuajtja e lirë. Edhe pse topi dukej si harkim, ai kaloi krejt mbrojtjen para golit dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muriqit.
Me rezultat 2:1 u mbyll pjesa e parë.
“Dardanët” e nisën furishëm pjesën e dytë. Fisnik Asllani realizoi gol me kokë në minutën e 47-të për rezultatin 2:2.
Me supergolin e Florent Muslijës nga gjuajtja e lirë në minutën e 60-të, Kosova kaloi në epërsi 3:2.
Kreshnik Hajrizi realizoi në minutën e 72-të, në epërsinë 4:2 të Kosovës.
David Strelec shënoi golin e tretë për sllovakët në minutën e 94-t. Por festa ishte e Kosovës.
Kosova kishte kampanjë të suksesshme kualifikuese për Kupën e Botës.
Në kualifikimet e rregullta e mbylli në vendin e dytë në një grup të vështirë me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
Falë arritjes në grup, Kosova siguroi paraqitjen në plejof. Tani është një fitore larg ëndrrës së madhe – kualifikimit në Botërorin e këtij viti.
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka vlerësuar karakterin e treguar të lojtarëve. Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë e lumtur dhe krenare për këtë arritje të jashtëzakonshme.
“Përgëzoj ekipin dhe falënderoj lojtarët të cilët kishin besim në cilësitë e tyre dhe nuk u dorëzuan gjatë 90 minutave. Kjo ka sjellë edhe fitoren. Përgëzoj lojtarët dhe jemi krenar. Ishte ndeshje speciale dhe tash është ndeshja finale. Qysh nesër do të nisim përgatitjet për ndeshjen kundër Turqisë”, ka thënë Foda. “Kam kërkuar nga lojtarët të ruajnë qetësinë pas pjesës së parë. Kemi bërë dy lëvizje taktike në pjesën e dytë. Në pjesën e parë nuk ishim keq, por në përgjithësi pas diskutimeve që patëm reaguam mirë. Kemi dëshmuar që kemi besim në vetvete dhe mund të luftojmë deri në fund”.
Foda ka theksuar se ndaj Turqisë nuk lejohen gabime.
“Ka qenë një ndeshje e shkëlqyer për shikuesit. Kemi luajtur futboll atraktiv. Jam krenar që shënuam katër gola sonte. Kemi pasur edhe posedimin e topit, por në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh që kemi pranuar tre gola. Duhet të shohim në ndeshjet e radhës si të reagojmë, pasi nuk do të jetë e lehtë të fitojmë, nëse pësojmë gola të lehtë”, është shprehur Foda.
Foda e di se në Kosovë entuziazmi do të rritet edhe më shumë pas rezultatit në Bratislavë. Por ai ka theksuar se Turqia është kundërshtare e fortë.
“Mesazhi është i qartë. Të martën luajmë finale, dhe do të ketë 13 mijë shikues. Nëse do të kishte më shumë kapacitet, ndoshta do të ishin 100 mijë. Jemi afër historisë, jemi një ndeshje larg, por duhet të kemi parasysh që Turqia është skuadër e fortë, ka lojtarë individualë të fortë. Kemi tifozë emocionalë, por duhet të kemi kujdes dhe të mos lejojmë të bëjmë gabime. Suksesi arrihet vetëm duke ruajtur qetësinë”, ka theksuar gjermani 59-vjeçar.
Lojtarët nuk e përshkruajnë me fjalë arritjen historike
Foda ka thënë se ndaj Turqisë do të ketë ndryshime. Kosovës kundër turqve do t’i mungojë Lumbardh Dellova.
“Ishte një dramë, një luftë e vërtetë dhe jemi të lumtur që fituam ndeshjen, tashmë jemi në finale që luhet në Prishtinë. E filluam lojën me stres dhe pësuam gola të lehtë. Por u kthyem dhe jemi të lumtur”, ka thënë Dellova.
Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është shfaqur i emocionuar pas fitores historike ndaj Sllovakisë në Bratislavë me rezultat 4:3. “Është vështirë të gjej fjalët e duhura për këtë arritje. Secili i ka meritat e veta. Besoj se e kemi merituar të jemi këtu”, ka thënë Hadërgjonaj. “E kemi edhe finalen të martën. Është speciale, pasi 6 vjet po bëhen që jam atje në Turqi. Për ne e rëndësishme është t’u dhurojmë emocione tifozëve tanë”.
Njëri prej golashënuesve në fitoren e Kosovës, Kreshnik Hajrizi, foli po ashtu me shumë emocion pas ndeshjes.
Hajrizi e shënoi golin për 4:2 në të mirë të Kosovës.
“E kemi ditur që kundërshtari luan mirë në kundërsulme dhe i kemi stërvitur edhe goditjet standarde, por pranuam dy gola. Po luajmë me besim dhe është fantastike. Çdoherë që jam te Kosova mendoj ta jap maksimumin. Trajneri më dha besim si me Suedinë. Mundohem ta jap 100 për qind nga vetja. Edhe nëse ndëshkohem, di ta menaxhoj situatën. Është kënaqësi e madhe dhe e jap maksimumin për shtetin tim”, ka deklaruar Hajrizi.
Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, është shprehur i zhgënjyer për humbjen nga Kosova.
“Jam shumë i zhgënjyer. Është dashur ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Bëmë pak gabime, por nuk kam ankesa për ekipin. Lojtarët bënë më të mirën për të marrë rezultat pozitiv”, ka thënë ai pas ndeshjes.
Kapiteni i Sllovakisë, Stanislav Lobotka, ka thënë se Kosova fitoi nga gabimet e tyre. Ai ndien keqardhje për eliminimin nga Kosova.
“Ne e dinim mënyrën se si do të luante Kosova dhe në thelb ne ua falëm golat. Krijuam raste, por gabimet e panevojshme na kushtuan me humbje të ndeshjes. Më vjen shumë keq për këtë”, ka thënë Lobotka.
Bota shkruan për Kosovën
Mediumet më prestigjioze botërore kanë shkruar të enjten për fitoren historike të Kosovës ndaj Sllovakisë dhe afrimin te Botërori i futbollit.
“Dardanët” fituan 4:3 në Bratislavë dhe tani presin të martën Turqinë në ndeshjen finale të plejofit. Në rast fitoreje, Kosova për herë të parë do të paraqitet në një garë të nivelit më të lartë.
“Kosova shokon Sllovakinë për të siguruar finalen e plejofit në shtëpi ndaj Turqisë”, mban titullin artikulli i agjencisë “Reuters”.
E BBC ka shkruar në përmbledhjen për rezultatet se “Kosova ëndërron për Botërorin e parë”.
Lojtarët e Kosovës festuan gjatë në fushë dhe në dhomën e zhveshjes së Stadiumit Nacional të Bratislavës. Shpresojnë në festë të madhe edhe të martën mbrëma në Prishtinë.
Turqia eliminon Rumaninë
Turqia e ka siguruar paraqitjen në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026. Turqia të enjten mbrëma mposhti Rumaninë me rezultat minimal, 1:0.
Ndeshja gjysmëfinale e plejofit kualifikues për Botërorin e këtij viti ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë u zhvillua në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.
Golin e fitores 1:0 për Turqinë e shënoi Ferdi Kadioglu në minutën e 53-të.
Ndeshja finale e plejofit luhet më 31 mars. Turqia përballë do ta ketë Kosovën. Ndeshja luhet në Prishtinë.
Muriqi: Jemi të lumtur, por na ka mbetur edhe një hap për të arritur në Botëror
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe. Muriqi ka thënë se sonte do të festojnë për fitoren e shënuar ndaj Sllovakisë me rezultatin 4:3. Por, ai ka thënë se ende nuk është arritur asgjë.
“Na ka mbetur edhe një hap i vogël për të arritur Kupën e Botës e shkruar histori. Është kulmi për çdo lojtar që e përfaqëson shtetin e vetë, arritja në një Botëror. Shpresoj ta arrij këtë qëllim, që e kam personal. Pastaj edhe të japim lumturi për njerëzit anembanë në Kosovë”, tha Muriqi në një video të postuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ai ka thënë se me përkrahjen e madhe në “Fadil Vokrri” të martën ndaj Turqisë, Kosova do ta ketë më të lehtë.
“I dimë cilësitë e Turqisë. Është ekip më i mirë se Sllovakia. I dimë edhe pikat e dobëta të tyre. Do ta japim maksimumin. Me përkrahjen e tifozëve besoj se do të jetë pak më e lehtë”, tha Muriqi.
Agim Ademi: Gladiadorët dardanë treguan se Kosova nuk dorëzohet kurrë
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar ekipin e Kosovës për fitoren ndaj Sllovakisë.
Ademi i ka quajtur “Gladiatorë” lojtarët e Kosovës.
“Në një atmosferë të shkëlqyeshme nga tifozët tanë, Gladiadorët dardanë treguan se Kosova nuk dorëzohet kurrë! Urime futbollistëve, stafit dhe të gjithë tifozëve që ishin zemra e kësaj fitoreje, në stadium dhe kudo në botë. Tani vetëm një hap larg historisë… Faleminderit secilit tifozë që ishte i pranishëm në stadium dhe na përkrahi fuqishëm dhe të gjithë popullit në Kosovë e Diasporë që na qëndrojnë afër. Vazhdojmë bashkë, me besim të plotë drejt finales!”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.
Bota shkruan për Kosovën: Ëndërr dhe shok
Mediumet më prestigjioze botërore kanë shkruar të enjten për fitoren historike të Kosovës ndaj Sllovakisë dhe afrimin te Botërori i futbollit.
“Dardanët” fituan 4:3 në Bratislavë dhe tani presin të martën Turqinë në ndeshjen finale të plejofit. Në rast fitoreje, Kosova për herë të parë do të paraqitet në një garë të nivelit më të lartë.
“Kosova shokon Sllovakinë për të siguruar finalen e plejofit në shtëpi ndaj Turqisë”, mban titullin artikulli i agjencisë “Reuters”.
E BBC ka shkruar në përmbledhjen për rezultatet se “Kosova ëndërron për botërorin e parë”.
Haraslin: Realizova gol, por s’ka asnjë vlerë në këtë moment
Mesfushori i Sllovakisë, Lukash Haraslin, është shprehur shumë i dëshpëruar pas humbjes 4:3 nga Kosova të enjten në Bratislavë.
Haraslin realizoi golin e dytë për Sllovakinë, ndërsa asistoi të parin.
“Jam shumë i trishtuar dhe dëshpëruar. Është e vështirë të gjej fjalët. Cili ishte momenti vendimtar? Kishte shumë, por pasi Kosova barazoi në 2:2, ne nuk luajtëm mirë. Shënova gol, por s’do të thotë asgjë në këtë moment”, ka thënë Haraslin, transmeton “UEFA.com”.
Përzgjedhësi i Sllovakisë flet pas humbjes nga Kosova
Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, është shprehur i zhgënjyer për humbjen nga Kosova në gjysmëfinalen e plejofit për Botërorin 2026.
Kosova e mposhti Sllovakinë në Bratislavë 4:3. Sllovakët dy herë ishin në epërsi, por “Dardanët” u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë.
“Jam shumë i zhgënjyer. Është dashur ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Bëmë pak gabime, por nuk kam ankesa për ekipin. Lojtarët bënë më të mirën për të marrë rezultat pozitiv”, ka thënë ai pas ndeshjes.
Kapiteni i Sllovakisë: Gabimet na kushtuan me humbje
Kapiteni i Sllovakisë, Stanislav Lobotka, ka thënë se Kosova fitoi nga gabimet e tyre. Ai ndjen keqardhje për eliminimin nga Kosova. Kosova triumfoi 4:3 në Bratislavë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
“Ne e dinim mënyrën se si do të luante Kosova dhe në thelb ne ua falëm golat. Krijuam raste, por gabimet e panevojshme na kushtuan me humbje të ndeshjes. Më vjen shumë keq për këtë”, ka thënë Lobotka.
Dubravka: Nuk arritëm të mbanim ritmin, do të më mbetet peng për një kohë të gjatë
Portieri i Sllovakisë, Martin Dubravka, ka thënë se Sllovakia nuk arriti ta mbante ritmin me Kosovën në pjesën e dytë të ndeshjes. Sllovakia ishte në epërsi 2:1 pas pjesës së parë, por pësoi në fund 4:3.
“Ne patëm një pjesë të parë shumë të mirë, por pjesa e dytë ishte vërtetë e keqe. Pasi Kosova barazoi sërish, ne nuk arritëm ta mbanim ritmin me të. Jam i trishtuar, do të më mbetet peng për një kohë të gjatë. Për ne lojtarët më të vjetër, ishte një nga rastet tona të fundit prë të luajtur në Kupën e Botës. Por, ky është realiteti”, ka thënë Dubravka, transmeton “UEFA.com”.
Foda paralajmëron ndryshime për ndeshjen ndaj Turqisë
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar ndryshime për ndeshjen finale të plejofit për Botërorin 2026 kundër Turqisë. Kosova e pret Turqinë të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Ne kemi shikuar ndeshjet e Turqisë dhe Rumanisë. E kemi të qartë nivelin e kundërshtarëve. Plani është i qartë se si do të luajmë. Duhet të koncentrohemi te rigjenerimi dhe sigurisht se do të ketë ndryshime. Dellova ka marrë karton dhe është i suspenduar për ndeshjen kundër Turqisë”, tha Foda.
Dellova: Turqia nuk na frikëson
Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova ka thënë pas ndeshjes me Sllovakinë se Turqia e mbushur me yje, nuk e tremb Kosovën.
Ai ka thënë se do të luajnë duke dhënë maksimumin dhe ka thënë se synimi është i qartë – Kampionati Botëror i këtij viti në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Kosova fitoi 4:3 në Bratislavë për të siguruar finalen e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026. “Dardanët” fituan edhe pse ishin duke pësuar 2:1 në pjesën e parë. Më 31 mars, Kosova pret në “Fadil Vokrri” Turqinë. Në rast fitoreje, shkon në Botëror për herë të parë në histori.
“Ishte ndeshje e luftuar por arritëm që ta kthejmë rezultatin. Jemi shumë të lumtur. Mora karton të verdhë herët, por pastaj fillova të ruhem më shumë në duele, që të mos mbesim me një lojtar më pak. Patëm kujdes maksimal. Normalisht do të jetë ndeshje e vështirë me Turqinë, e luftuar, e dimë që Turqia ka lojtar të klasës botërore. Por kjo nuk na tremb aspak. Do ta japim më të mirën. Për tifozët nuk kam fjalë. Çdo stadium që luajmë kudo që jemi, jemi sikur vendës. Jemi të lumtur që i kemi afër. Një falënderim shumë i veçantë për ta”, deklaroi Dellova. “Ishte një dramë, një luftë e vërtetë dhe jemi të lumtur që fituam ndeshjen, tashmë jemi në finale që luhet në Prishtinë. E filluam lojën me stres dhe pësuam gola të lehtë. Por u kthyem dhe jemi të lumtur”, ka thënë ai pas ndeshjes për fitoren ndaj Sllovakisë.
Hajrizi: E jap maksimumin për shtetin tim
Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi e shënoi golin për 4:2 në të mirë të Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratislavë, dhe kontribuoi në arritjen historike të Kosovës.
Hajrizi tha se Sllovakia është ekip i rrezikshëm, por ka theksuar se kjo u menaxhua nga lojtarët e Kosovës.
“E kemi ditur që kundërshtari luan mirë në kundërsulme dhe i kemi stërvitur edhe goditjet standarde, por pranuam dy gola. Po luajmë me besim dhe është fantastike. Çdo herë që jam te Kosova mendoj ta jap maksimumin. Trajneri më dha besim si me Suedinë. Mundohem ta jap 100 për qind nga vetja. Edhe nëse ndëshkohem, di ta menaxhoj situatën. Është kënaqësi e madhe dhe e jap maksimumin për shtetin tim”, ka deklaruar Hajrizi.
Foda tregon se çfarë u tha lojtarëve në pauzë mes pjesëlojëve
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka treguar se në pauzë mes pjesëlojëve u kishte kërkuar lojtarëve të mbajnë qetësinë. Kosova ishte në disavantazh 2:1 pas pjesës së parë ndaj Sllovakisë, në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026. Por, arriti të bëjë rikthimin dhe fitoi 4:3.
“Kam kërkuar nga lojtarët ta ruajnë qetësinë pas pjesës së parë. Kemi bërë dy lëvizje taktike në pjesën e dytë. Në pjesën e parë nuk kishim keq, por në përgjithësi pas diskutimeve që patëm reaguam mirë. Kemi dëshmuar që kemi besim në vetvete dhe mund të luftojmë deri në fund”, tha Foda.
Foda: Po të kishte kapacitet stadiumi, do të kishim 100 mijë shikues me Turqinë
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka thënë se po që se do të kishte kapacitet, stadiumi “Fadil Vokrri” do të mbushej me 100 mijë shikues për ndeshjen me Turqinë më 31 mars.
Kosova e pret në Prishtinë Turqinë në finalen e plejofit kualifikues për Botërorin 2026. Në konferencën pas fitores ndaj Sllovakisë, Foda ka thënë se Turqia është kundërshtare e fortë. Ai ka thënë se pret lojë të vështirë, por ka shtuar se suksesi arrihet vetëm duke ruajtur qetësinë.
“Mesazhi është i qartë. Të martën luajmë finale, dhe do të ketë 13 mijë shikues. Nëse do të kishte më shumë kapacitet, ndoshta do të ishin 100 mijë. Jemi afër historisë, jemi një ndeshje larg, por duhet të kemi parasysh që Turqia është skuadër e fortë, ka lojtarë individual të fortë. Kemi tifozë emocional, por duhet të kemi kujdes dhe të mos lejojmë të bëjmë gabime. Suksesi arrihet vetëm duke ruajtur qetësinë”, ka thënë ai.
Mediumi i fuqishëm spanjoll shkruan për suksesin historik të Kosovës
Mediumi i fuqishëm dhe shumë i njohur spanjoll “Marca”, ka shkruar për suksesin historik të Kosovës.
Pas fitores 4:3 në Bratislavë ndaj Sllovakisë, “Marca” ka shkruar: Muriqi dhe Kosova bëjnë histori në ndeshjen e çmendur në Bratislavë.
“Kosova ishte e vendosur, luajti me disiplinë të lartë, pa krijuar shumë raste të pastra. Ata e mbyllën ndeshjen duke u mbrojtur pas golit në shtesë nga Sllovakia. Goli i Strelecit i dha shpresë tifozëve vendës, por mbeti vetëm ëndërr. Të martën, në finalen e madhe kundër Turqisë. Ëndrra për paraqitjen në Botërorin e parë vazhdon”, ka shkruar “Marca”.
Foda: Sonte kemi festë, nga nesër nisim përgatitjen për finalen ndaj Turqisë
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka falënderuar ekipin për arritjen historike. Kosova mposhti 4:3 Sllovakinë në Bratislavë të enjten në gjysmëfinale të plejofit prë Botërorin 2026.
Foda ka thënë se sonte do të ketë festë, e nga nesër do të nisë përgatitja për finalen e të martës kundër Turqisë.
“Duhet të falënderojmë ekipin. Bëri lojë të mirë, ndonëse ishim dy herë prapa. Ndeshje e shkëlqyer e dy ekipeve të mira. Kosova mund të jetë krenare për ekipin. Sonte festojmë dhe nesër fillojmë përgatitjet për ndeshjen me Turqinë”, ka thënë Foda.
Foda ka thënë se në ndeshjen ndaj Turqisë duhet pasur kujdes, veçanërisht në mbrojtje.
“Kemi luajtur futboll atraktiv. Jam krenar që shënuam katër gola sonte. Kemi pasur edhe posedimin e topit, por në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh që kemi pranuar tre gola. Duhet ta shohim në ndeshjet e radhës si të reagojmë, pasi nuk do të jetë e lehtë të fitojmë, nëse pësojmë gola të lehtë”, tha Foda në konferencë për media.
Hadërgjonaj: Është e pamundur të gjej fjalët e duhura
Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është shfaqur i emocionuar pas fitores historike ndaj Sllovakisë në Bratislavë me rezultat 4:3.
“Është vështirë të gjej fjalët e duhura për këtë arritje. Secili ka meritat e veta. Besoj se e kemi merituar të jemi këtu”, ka thënë Hadërgjonaj. “E kemi edhe finalen të martën. Është speciale, pasi 6 vjet po bëhen që jam atje në Turqi. Për ne e rëndësishme është t’u dhurojmë emocione tifozëve tanë”.
Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar në Facebook një foto të festës së futbollistëve të Kosovës, ndërsa i ka falënderuar për arritjen historike.
Kosova të enjten triumfoi 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
Në finale të plejofit të martën në Prishtinë e pret Turqinë.
“Historike! Dardanë, faleminderit!” – ka shkruar Osmani.
Kurti: Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar për fitoren e Kosovës ndaj Sllovakisë. Kosova triumfoi në Bratislavë të enjten mbrëma me rezultatin 4:3 në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026. Në finale do të përballet të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” me Turqinë.
“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Rama – Kurtit pas fitores së Kosovës: Qiti paret kryeministër
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një foto nga stadiumi në Bratisllavë, në shoqëri të politikanëve tjerë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.
Ai ia ka drejtuar mesazhin kryeministrit Albin Kurti.
“Qiti paret Kryeministër Albin Kurti!” – ka shkruar Rama.
Qeveria e Kosovës ka premtuar 500 mijë euro për Përfaqësuesen për fitore ndaj Sllovakisë e një milion euro nëse kualifikohet në Botëror.
Natë historike për Kosovën, Botërori një fitore larg
Kosova ka shkruar histori me kalimin në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Kosova e siguroi kalimin në finale të plejofit pas shkëlqimit në Bratislavë të Sllovakisë.
“Dardanët” mposhtën Sllovakinë, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, me rezultat 4:3.
Është arritja më e madhe e Kosovës deri më tani. I duhet një fitore ndaj Turqisë më 31 mars në “Fadil Vokrri” për ta fituar biletën për Botërorin që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kosova e nisi keq ndeshjen. Pësoi gol që në minutën e gjashtë. Pas një ndërprerje, Aro Muriq u mposht. Realizoi Martin Valjent. Ai shënoi me kokë, në mesin e disa mbrojtësve të Kosovës. Por Kosova nuk u ndalë. Kërkoi golin e barazimit, të cilin e arriti në minutën e 21-të.
Veldin Hoxha realizoi me të majtën nga afro 18 metra pas pasimit nga Mërgim Vojvoda.
Sllovakët më pas shënuan tjetër gol për epërsinë e dytë. Lukas Haraslin realizoi në fund të pjesës së parë për 2:1.
Ai realizoi nga gjuajtja e lirë. Edhe pse topi dukej si harkim, ai kaloi krejt mbrojtjen para golit dhe përfundoi në rrjetën e Aro Muriqit.
Me rezultat 2:1 u mbyll pjesa e parë.
“Dardanët” e nisën furishëm pjesën e dytë. Fisnik Asllani realizoi gol me kokë në minutën e 47-të për rezultatin 2:2.
Me supergolin e Florent Muslijës nga gjuajtja e lirë në minutën e 60-të, Kosova kaloi në epërsi 3:2.
Kreshnik Hajrizi realizoi në minutën e 72-të, në epërsinë 4:2 të Kosovës.
David Strelec shënoi golin e tretë për sllovakët në minutën e 94-t. Por festa ishte e Kosovës.
Finalja luhet të martën e ardhshme në “Fadil Vokrri”. Fituesi i ndeshjes Kosovë – Turqi siguron biletën për Botëror.
Kosova me një këmbë në finale të plejofit
Kosova është me një këmbë në finalen e plejofit për Botërorin 2026.
Kreshnik Hajrizi realizoi në minutën e 72-të, ndërsa Kosova po kryeson 4:2 në Bratisllavë ndaj Sllovakisë.
Në rast të fitores Kosova në finalen luan në Prishtinë më 31 mars kundër Turqisë.