Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, të enjten e ardhshme do ta bëjë publike listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë luhet më 26 mars në Bratislavë. Është ndeshja gjysmëfinale e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Gjysmëfinalja tjetër luhet ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë. Finalja luhet më 31 mars.
“Federata Sllovake e Futbollit njofton se konferenca për shtyp e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit sllovak, Francesco Calzona, mbi nominimin për ndeshjet e marsit me Kosovën 26 mars në orën 20:45 në Bratislavë dhe me Turqinë/Rumaninë më 31 mars në orën 20:45 në Bratislavë do të zhvillohet të enjten, më 19 mars në orën 15:30 në selinë e Federatës në Bratislavë”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Sllovakisë.