Futboll

Paraqitja e fundit e Januzajt i jep shpresë trajnerit

Adnan Januzaj

Trajneri i Las Palmasit, Diego Martinez, ka shpresë të madhe se Adnan Januzaj do të jetë i rëndësishëm për ekipin në ndeshjet e fundit të edicionit. Ai ka theksuar se pas hyrjes së Januzajt në fushë, loja e Las Palmasit ndryshoi pozitivisht. Januzaj luajti 21 minutat e fundit të ndeshjes që Las Palmas e humbi 3:2 nga Valencia, të shtunën.

“Ai është organizator i mirë. Ne besojmë shumë te Januzaj dhe ai do të na ndihmojë jashtëzakonisht shumë. Këtë sezon ai ka luajtur më shumë sesa në tri vitet e fundit me ekipet e tij të mëparshme. Nuk duhet t’i bëjmë presion shtesë. Ai po bën përpjekje të mëdha për të luajtur ndeshje më cilësore”, ka thënë Martinez, shkruan “AS” të hënën.

Deri në fund të edicionit në Spanjë kanë mbetur edhe katër xhiro. Januzaj u huazua në fillim të këtij edicioni te Las Palmasi nga Sevilla. Januzaj kishte refuzuar ndërprerjen e kontratës vitin e kaluar. Me Sevillan, 30-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Las Palmasi është në garë për mbijetesë në La Liga. Aktualisht është i 18-ti me 32 pikë.

Girona i ka 35 në pozitën e 17-të. Pozita e 18-të dërgon në kategorinë e dytë spanjolle.