Futboll

Januzaj mund të kthehet tek Anderlechti

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj mund të kthehet tek Anderlechti i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi. “Het Laatste Nieuws” ka raportuar se Anderlechti ka kontaktuar menaxherin e Januzajt.

Sevilla ia ka dhënë lejen Januzajt të largohet gjatë verës. Januzaj është lojtari më i paguar në Sevilla.

Ai u huazua te Las Palmasi verën e kaluar nga Sevilla deri në përfundim të edicionit 2024/25.

30-vjeçari me Sevillan ka kontratë edhe një vit. Por, siç është raportuar më herët, as skuadra e Sevillas e as Las Palmasi nuk e kanë në plane Januzajn për edicionin e ardhshëm.

Sevilla do të përpiqet të arrijë marrëveshje me Januzajn për ndërprerje të kontratës.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, në 18 ndeshjet e zhvilluara në La Liga, i realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Tek Unitedi ishte transferuar nga të rinjtë e Anderlechtit.