Nën drejtimin e trajnerit Matias Almeyda, skuadra e Sevillas të dielën ka nisur përgatitjet për edicionin 2025/2026. Në stërvitjen e parë u paraqit edhe futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj.
Por e ardhmja e Januzajt është e paqartë. Sipas raportimeve në Spanjë, Sevilla ia ka dhënë lejen Januzajt të largohet. Januzaj është lojtari më i paguar në Sevilla. Ai u huazua te Las Palmasi verën e kaluar nga Sevilla deri në përfundim të edicionit 2024/25.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo30-vjeçari me Sevillan ka kontratë edhe një vit.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, në 18 ndeshjet e zhvilluara në La Liga, i realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Tek Unitedi ishte transferuar nga të rinjtë e Anderlechtit. Në Belgjikë ka pasur raportime se Anderlechti i drejtuar nga trajneri shqiptar, Besnik Hasi, synon kthimin e Januzajt.