Futboll

Januzaj kthehet te Sevilla

Adnan Januzaj

Sulmuesit të krahut, Adnan Januzajt, i ka përfunduar huazimi njëvjeçar te skuadra e Las Palmasit. 

Januzaj të martën në rrjetet sociale ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë me Las Palmasin. Ai u huazua te Las Palmasi verën e kaluar nga Sevilla deri në përfundim të edicionit 2024/25. 

“Dua të falënderoj klubin, shokët e mi të ekipit, stafin dhe veçanërisht tifozët për gjithë dashurinë që keni treguar këtë vit. Ju dua shumë të gjithëve dhe ju uroj gjithë të mirat”, ka shkruar Januzaj. 

30-vjeçari Januzaj me Sevillan ka kontratë edhe një vit. 

Por siç është raportuar më herët as skuadra e Sevillas nuk e ka në plane Januzajn për edicionin e ardhshëm. 

Sevilla do të përpiqet të arrijë marrëveshje me Januzajn për ndërprerje të kontratës. 

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Januzaj, në 18 ndeshjet e zhvilluara në La Liga realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim.