Futboll

Januzaj i hapur të kthehet te klubi i fëmijërisë

Adnan Januzaj

Adnan Januzaj është i hapur që të kthehet te klubi i fëmijërisë, Anderlechti. 

Mediumet belge kanë raportuar të hënën se Januzaj dëshiron që t’i bashkohet klubit ku trajner është Besnik Hasi. 

Tek Anderlechti, Januzaj është zhvilluar si futbollist.

Sulmuesi i krahut luan për skuadrën e Sevillas. 30-vjeçari me klubin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Sevilla nuk e ka në plan për edicionin e ardhshëm. Klubi nga La Liga mendon që t’ia shkëpusë kontratën.

Januzaj është lojtari më i paguar në Sevilla. Ai u huazua te Las Palmasi edicionin e kaluar. Për Januzajn kanë shprehur interesim disa skuadra nga Meksika dhe nga Arabia Saudite. 

Me Përfaqësuesen e Belgjikës, Januzaj ka 15 ndeshje të zhvilluara dhe një gol të shënuar.