Pozicioni i mbrojtësit të krahut të majtë aktualisht është problemi më i madh në skuadrën e Kolnit.
Leart Paçarada, që luan në atë pozicion, të enjten e pësoi një lëndim në seancën stërvitore. Paçarada u detyrua të largohet më herët nga stërvitja, pasi e lëndoi kyçin e këmbës, kanë shkruar të premten mediumet gjermane.
Reprezentuesi i Kosovës aktualisht është mbrojtësi i vetëm i krahut të majtë te klubi gjerman. Pas lëndimit të Paçaradës, Kolni duhet ta kërkojë një zëvendësues tjetër.
Nuk është bërë e ditur ende se kur mbrojtësi me përvojë do të kthehet në fushë.
Më herët u raportua se 30-vjeçari mund të largohej nga Kolni për t’u transferuar te Bristol City, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez. Por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Edhe
Kolni e njofton Paçaradën se nuk llogarit në të
Ai është prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit nga Bundesliga gjermane.
Me Kolnin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.