Mbrojtësi i krahut të majtë, Leart Paçarada, karrierën mund ta vazhdojë në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Mediumi gjerman “express”, ka raportuar të premten se skuadra nga Championshipi, Bristol City, ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e Paçaradës.
Trajneri i Bristol Cityt, Gerhard Struber, ka punuar me Paçaradën edicionin e kaluar te Kolni.
Tri ndeshje pa përfunduar kampionati i kaluar, Struber u shkarkua nga drejtuesit e Kolnit.
Struber po insiston që ta transferojë reprezentuesin e Kosovës te Bristol City.
Mësohet se drejtuesit e Kolnit nëse pranojnë ofertë të mirë për Paçaradën mund ta lirojnë kosovarin. Kontrata me Kolnin atij i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.
Kolni në edicionin e ardhshëm do të garojë në Bundesligë.
Mbrojtësi me përvojë pjesë e klubit gjerman është nga viti 2023 kur u transferua nga St. Pauli.