Kolni është lider në Bundesliga 2 të Gjermanisë, pas xhiros së 27-të. Është një pikë përpara Hamburgut dhe katër pikë larg Kaiserslauternit. Por, lojtarët e Kolnit janë kritikuar për paraqitjet.
Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paçarada, u është përgjigjur kritikëve. Ai foli të mërkurën, para ndeshjes që Kolni e luan ndaj Hertha Berlinit të shtunën nga ora 20:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe gjatë grumbullimit me Kosovën i dëgjova disa kritika. Sigurisht, ne përpiqemi të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm, por e rëndësishme është të marrim pikë. Fatkeqësisht, nuk mund t’i kënaqni të gjithë”, ka thënë Paçarada. Ai ka theksuar se ndeshja ndaj Herthas nuk do të jetë e lehtë për skuadrën. Megjithatë, ka shtuar se synimi është fitorja.
Paçarada 30-vjeçar luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë. Për Kolnin në edicionin aktual ka kontribuar me shtatë asistime në 25 ndeshje në Bundesliga 2.