Ndeshja e parë e ndeshjes së barazhit për Superligë të Zvicrës në futboll ndërmjet Aarau dhe Grasshopperit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0.
Ndeshja e parë u zhvillua të hënën mbrëma Aarau, ndërsa e kthimit do të luhet të enjten në Cyrih, ku vendës do të jetë Grasshopperi.
Në vend të Valon Fazliut në minutën e 91-të në fushë u inkuadrua tek Aarau, Leon Frokaj.
Shkëlqim Vladi mbeti në stol.
Samuel Krasniqi kompletoi takimin te Grasshopperi, derisa Amir Abrashi dhe Ismajl Beka mbetën në stol.
Aarau synon ngritjen në Superligë, kurse Grasshopperi mbetjen në elitën helvetike të futbollit.