Alban Ajdini me Lausannen dhe Amir Abrashi e Samuel Krasniqi me Grasshoppersin janë ndarë baras në ndeshjen e parë të edicionit 2026/27 në elitën e futbollit zviceran.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma mes Lausannes dhe Grasshoppersit përfundoi baras 1:1.
Ibrahim Bah Mendes i kaloi vendësit në epërsi në minutën e 33-të.
Ndërsa mysafirët shifrat në 1:1 i barazuan në minutën e 81-të me golin që e realizoi Samuele Bengondo.
27-vjeçari Ajdini te Lausanne në lojë u inkuadrua në minutën e 85-të.
Ndërsa 36-vjeçari Abrashi te Grasshoppersi luajti deri në minutën e 69-të, kurse 21-vjeçari Krasniqi e kompletoi ndeshjen.