Grasshopperi e ka fituar thellë ndeshjen e parë të barazhit për mbetje në elitën e futbollit të Zvicrës.
Grasshopperi, skuadra ku kapiten është Amir Abrashi, fitoi 4:0 të martën mbrëma.
Young-Jun Lee dhe Pascal Schurpf shënuan në pjesën e parë, ndërsa Nikolas Muci e Ayumu Seko, realizuan në pjesën e dytë për fitoren që thuajse ia siguron mbetjen në Superligë edhe për një edicion tjetër.
Abrashi luajti deri në minutën e 87-të, ndërsa Leart Kabashi u inkuadrua dy minuta para fundit te vendësit.
Tek Aarau, kapiteni Valon Fazliu luajti deri në minutën e 88-të.
Ndeshja kthyese luhet më 30 maj.
Grasshopperi e mbylli sezonin në pozitën e 11-të me 39 pikë, aq sa kishte edhe Yverdoni në vendin e fundit që pati goldallim më të dobët.
Aarau në kategorinë e dytë përfundoi në pozitën e dytë me 61 pikë.