Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Abrashi dëshiron të shënojë golin e parë, por penalltia nuk iu dha

Amir Abrashi

Grasshopperi e fitoi 4:0 ndaj Aaraut ndeshjen e parë të plejautit të Superligës së Zvicrës në futboll. Amir Abrashi e udhëhoqi si kapiten skuadrën e Grasshopperit në fushë.

Në pjesën e parë iu afrua golit, ndërsa në të dytën shprehu dëshirë që të gjuajë nga pika e bardhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kjo nuk iu mundësua. Ai nuk është në listën e lojtarëve që gjuajnë penalltitë dhe për këtë përgjegjësinë e mori dikush tjetër. Kështu luftëtari i mesfushës mbeti pa gol të shënuar në 39 ndeshjet e këtij edicioni në Zvicër.

“Po, kam dashur ta gjuaj penalltinë. Por nuk jam në listë dhe është dashur të tërhiqem”, ka thënë Abrashi. 

Trajneri Tomas Oral po ashtu ka thënë se dihet qartë se kush i gjuan penalltitë.

Jo Abrashi. Ndeshja e dytë është të premten, ndërsa Grasshopperi nuk pritet të ketë telashe për të siguruar mbetjen në Superligën e Zvicrës.