Futboll

Grasshopperi siguron mbijetesën

Grasshopper

Skuadra e Grasshopperit e ka siguruar mbijetesën edhe për një edicion në Superligën e Zvicrës në futboll.

Grasshopperi të premten mbrëma u mposht 1:0 nga Aarau në udhëtim në ndeshjen e dytë të barazhit për mbetje në elitën e futbollit zviceran. Por rezultati i ndeshjes së parë, Grasshopperit ia siguroi mbijetesën.

Grasshopperi e fitoi thellë ndeshjen e parë të barazhit me rezultatin 4:0.

Golin e fitores për Aaraun e realizoi Linus Obexer në minutën e 82-të.

Te Grasshopperi deri në minutën e 60-të u paraqit mesfushori Amir Abrashi kurse Leart Kabashi ishte në bankën e rezervistëve.

Tek Aarau ndeshjen e kompletoi Valon Fazliu. Binjamin Hasani ishte në bankën e rezervistëve.

Grasshopperi e mbylli sezonin në pozitën e 11-të me 39 pikë, aq sa kishte edhe Yverdoni në vendin e fundit që pati goldallim më të dobët.

Aarau në kategorinë e dytë përfundoi në pozitën e dytë me 61 pikë.