Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në fundjavë, Xhaka u jep fund paraqitjeve në Superligë

Taulant Xhaka

Superliga e Zvicrës këtë fundjavë do të humb dy ikona. Taulant Xhaka dhe Fabian Frei do të pensionohen nga futbolli aktiv.

Kjo do të thotë se elita e futbollit zviceran dhe Baseli, do të përshëndetet me dy futbollistë, personaliteti i të cilëve është vlerësuar shumë.

Që të dy së bashku kanë zhvilluar afro 800 ndeshje në Superligë.

Xhaka e ka kaluar gjithë karrierën te Baseli, përveç një huazimi të shkurtër që e pati te Grasshopperi, ndërsa Frei ka vendosur rekorde.

Në total, Xhaka dhe Frei kanë 950 paraqitje për Baselin.

Xhaka në fundjavë do të largohet si kampion i Zvicrës për këtë edicion, ku ka luajtur në vetëm dhjetë ndeshje.

Edhe Mes shumë emocionesh, Taulant Xhaka pensionohet nga futbolli aktiv Futboll Mes shumë emocionesh, Taulant Xhaka pensionohet nga futbolli aktiv

Mesfushori 34-vjeçar me Baselin ka fituar shtatë tituj dhe tri Kupa të Zvicrës. Kupën e Zvicrës, Xhaka e ka të fituar edhe me Grasshopperin.

Ndeshjen e fundit në elitën zvicerane, Baseli e luan të shtunën në shtëpi ndaj Luzernit.