Taulant Xhaka bëri disa gabime gjatë festës së Baselit të dielën mbrëma.
Baseli festoi titullin e 21-të të Zvicrës, ndërsa Xhaka ka bërë veprime të pahijshme. Gjyqtari i departamentit të lojtarëve të Ligës zvicerane të futbollit ka filluar procedurat kundër lojtarit të Baselit. Vendimi do të merret gjatë javës, raporton “bazonline.ch”.
Baseli ka dënuar ndezjen e një mjeti piroteknik dhe thirrjet fyese drejtuar klubeve të Zurichut.
“Fyerjet ishin pa shije dhe Baseli qartë distancohet nga thirrjet e bëra. E gjithë kjo për fat të keq e zbeh atmosferën e një mbrëmjeje në të cilën dhjetëra mijëra njerëz festuan titullin e merituar të 21-të të kampionit”, shkruan në reagimin e Baselit.
Edhe Xhaka ka kërkuar falje për veprimet.
“Më vjen shumë keq për atë që bëra gjatë festës. Kërkoj falje shumë zyrtarisht, veçanërisht Zurichut dhe Grasshopperit për këtë shpërthim timin. Pas tetë vjetësh pa titull dhe pak para përfundimit të karrierës time, emocionet e mia ishin të mëdha, por kjo nuk i justifikon komentet e mia të tepruara”, ka thënë Xhaka.
Xhaka 34-vjeçar në fund të edicionit do të pensionohet nga futbolli.