Trajneri i Baselit, Fabio Celestini, foli për Taulant Xhakën pas fitores së thellë 5:1 ndaj Servettes të dielën. Trajneri Celestini, ka thënë se Taulanti është shumë i rëndësishëm për Baselin.
“Ai është legjendë e Baselit. Taulanti është jashtëzakonisht i rëndësishëm – edhe në stërvitje. Ai më ndihmon shumë me mentalitetin e tij. Ai e di se si është të fitosh”, ka thënë Celestini për gazetën zvicerane “20 Minuten”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhaka 34-vjeçar në shkurt të këtij viti njoftoi se do t’i japë fund karrierës si futbollistë aktiv.
Për herë të fundit me fanellën e Baselit luajti më 14 dhjetor të vitit të kaluar. Ishte njëra prej nëntë ndeshjeve në Superligë këtë edicion. Por Celestini ka theksuar se shikuesit e Baselit mund ta shohin Xhakën përsëri në fushë gjatë ndeshjeve të mbetura.
Baseli është në rrugë të mirë për të fituar titullin e kampionit. Është në vendin e parë me 64 pikë. Servette është një pozitë më poshtë me 55 pikë.
Gjatë karrierës ka fituar dhjetë trofe. Me Baselin ka mbi 400 ndeshje të zhvilluara.
Taulanti, është i madh i Granit Xhakës, liderit të Bayer Leverkusenit.
Ai debutoi me ekipin e seniorëve në vitin 2010, ndërsa fanellën e Baselit e mbajti veshur thuajse në tërë karrierën e tij.
Për një vit e gjysmë karrierë ka bërë si i huazuar te Grasshopperi.
Me Grasshopperin e ka fituar Kupën e Zvicrës, ndërsa tri herë të tjera e fitoi me Baselin. Me skuadrën e madhe, Taulant Xhaka e fitoi kampionatin gjashtë herë.