Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndërhyrje brutale ndaj Muriqit, a rrezikoi lëndimin e rëndë?

Ndërhyrja e Jeyland Mitchell në Vedat Muriqin

Futbollisti kostarikan i Sturm Grazit, Jeyland Mitchell, bëri një ndërhyrje brutale ndaj sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

Për ndërhyrjen e ashpër nga prapa, Mitchell u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Muriqi qëndroi për një kohë i shtrirë në fushë në minutën e 83-të, duke e mbajtur këmbën e djathtë.

Sulmuesi i Kosovës debutoi te Fenerbahçe të martën mbrëma. 

Ai u inkuadrua në minutën e 77-të në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sturm Grazit.

Muriqi u paraqit për herë të parë për Fenerin pas transferimit nga Mallorca. I mungoi Fenerit shkaku lëndimit të pësuar në përgatitje.

Lexo përditësimet tjera
Vedat Muriqi

Muriqi debuton, Fenerbahçe siguron plejofin e Championsit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka debutuar me fanellën e Fenerbahçes të martën.Muriqi u inkuadrua në...