Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka mbyllur një tjetër ndeshje pa shënuar gol për Fenerbahçen.
Muriqi luajti nga minuta e 64-t për Fenerbahçen që luajti pa gola në udhëtim ndaj Gaziantepit të hënën mbrëma, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Turqisë.
Muriqi në fushë u aktivizua në vend të sulmuesit të Belgjikës, Romelu Lukaku.
Por Muriqi nuk pati rast serioz për gol ndaj Gaziantepit.
Ai në minutën e 84-t u ndëshkua me karton të verdhë.
Sulmuesi nga Prizreni nuk shënoi as në ndeshjen e kaluar ndaj Beshiktashit.
Muriqi mbetet me dy golat e shënuar për Fenerin kundër Konyasporit dhe Samsunsporit.
Ka edhe një asistim. Feneri është në vendin e 11-të me shtatë pikë.
Gaziantepi është në vendin e shtatë me një pikë më shumë.
Galatasaray është në vendin e parë me 13 pikë.