Futbollisti kostarikan i Sturm Grazit, Jeyland Mitchell, bëri një ndërhyrje brutale ndaj sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi.
Për ndërhyrjen e ashpër nga prapa, Mitchell u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Muriqi qëndroi për një kohë i shtrirë në fushë në minutën e 83-të, duke e mbajtur këmbën e djathtë.
Sulmuesi i Kosovës debutoi te Fenerbahçe të martën mbrëma.
Ai u inkuadrua në minutën e 77-të në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sturm Grazit.
Muriqi u paraqit për herë të parë për Fenerin pas transferimit nga Mallorca. I mungoi Fenerit shkaku lëndimit të pësuar në përgatitje.
Mitchell, Vedat Muriqi'ye yaptığı sert faul sonrası hakem tarafından sarı kartla cezalandırıldı! ⚠️ pic.twitter.com/ejO4ZspZaD
— TV100 (@tv100) August 11, 2026