Bayern Muncheni e siguroi të dielën titullin e kampionit të Gjermanisë, ndonëse nuk luajti. Barazimi i Bayer Leverkusenit me Freiburgun, ka bërë që Bayerni të shpallet kampion i Gjermanisë.
Kampioni i edicionit të kaluar, Leverkuseni, barazoi 2:2 në udhëtim te Freiburgu. Ndeshja i takoi xhiros së 32-të të Bundesligës. Dy xhiro para fundit, Bayerni udhëheq me 76 pikë, tetë më shumë se Bayer Leverkuseni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBavarezët kanë mundur të festojnë të shtunën, por festa e tyre u shty pas barazimit dramatik me RB Leipzigun. Golin e barazimit 3:3, Leipzigu e shënoi në minutën e 94-t.
Për Bayernin është titulli i 34-t i Gjermanisë. Prej viti 2013 deri në vitin 2023 ka fituar titullin rregullisht, ndërsa këtë seri impresive vjet e ndërpreu Bayer Leverkuseni.
Këtë edicion Bayerni nuk lejoi befasi. Ka udhëhequr për kohë të gjatë në kampionat dhe ka fituar betejën me Leverkusenin që përfundon i dyti.
Titulli i kampionit me Bayernin është i pari në histori për kapitenin e Anglisë, Harry Kane. Edhe Vincent Kompany ka fituar titullin e parë si trajner. Ndërkohë Thomas Muller do të përshëndetet me Bayernin si kampion.
Në ndeshjen e së dielës, Maximilian Eggestein e shënoi golin e parë për Freiburgun në minutën e 44-t. Në minutën e 48-të autogol shënoi Piero Hincapie. Ndërkohë golin e parë për Bayer Leverkusenin e shënoi Florian Wirtz në minutën e 82-të. Jonathan Tah barazoi në 2:2 në minutën e 93-të.
Bayerni është bindshëm skuadra më e suksesshme gjermane.
Nurnbergu është skuadra e dytë me më së shumti tituj, nëntë gjithsej. Borussia Dortmundi i ka tetë e Schalke shtatë.