Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni e fiton titullin e Gjermanisë për herë të 35-të

Harry Kane

Katër xhiro para fundit, Bayerni e ka siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë në futboll.

Gjiganti bavarez fitoi 4:2 ndaj Stuttgartit, të dielën në kuadër të xhiros së 30-të. Katër xhiro para fundit, Bayern Munichu i ka plot 15 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Borussia Dortmundi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Bayernin është titulli i 35-të në histori. Është bindshëm klubi më i suksesshëm në Gjermani.

Titullin e fitoi për herë të dytë rresht. Para se Bayer Leverkuseni t’ia ndalte serinë në vitin 2024, Bayerni i kishte plot 11 tituj rresht.

E udhëhequr mjeshtërisht nga Vincent Kompanyu, skuadra bavareze ka dominuar plotësisht në Bundesligë. Ndër të tjera i ka shënuar 109 gola, që është rekord i Bundesligës. Për më tepër po vlerësohet me gjasa të mëdha edhe për sukses në Champions. Në gjysmëfinale do të përballet me Paris Saint-Germainin. Ndërkohë është edhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, ku do të përballet me Bayer Leverkusenin.

Raphael Guerreiro, Nicolas Jackson, Alphonso Davies dhe Harry Kane shënuan golat në fitoren e së dielës ndaj Stuttgartit. Chris Fuhrich dhe Chema Andres shënuan për Stuttgartin.

Kapiteni i Anglisë, Kane, ka udhëhequr skuadrën. Tashmë i ka plot 32 në Bundesligë. I ka edhe pesë asistime.

Trajneri Kompany këtë edicion ua ka dhënë rastin edhe shumë futbollistëve të rinj. Ai ia ka mundësuar debutimin në Bundesligë edhe talentit shqiptar, 16-vjeçarit Erblin Osmani.