Përzgjedhësi i Gjermanisë në futboll, Julian Nagelsmann, tha të hënën se e rëndësishme është të fitohen dy ndeshjet e mbetura kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Gjermania luan të premten kundër Luksemburgut, kurse tri ditë më pas e pret Sllovakinë.
“Nuk na lejohet të dështojmë. Gjëja e rëndësishme është të fitojmë dy ndeshjet e fundit, të marrim gjashtë pikë dhe të kualifikohemi për Kupën e Botës”, ka thënë Nagelsmann në konferencë për media.
Gjermania e Sllovakia kanë nga nëntë pikë, kurse në vendin e tretë është Irlanda e Veriut me gjashtë pikë. Luksemburgu është pa pikë në vendin e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Nagelsmann synon dy fitore në tetor me Gjermaninë
-
E ardhmja e Nagelsmannit vendoset pas kthimit në Gjermani
-
Gjermania mbështetet te “ndjenjat familjare dhe shpirti ekipor” para Kupës së Botës
-
Fitore e vështirë por shumë e vlefshme e Gjermanisë
-
Pas humbjes turpëruese, selektori i Gjermanisë vë në dyshim përkushtimin e lojtarëve