Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gjermania mbështetet te “ndjenjat familjare dhe shpirti ekipor” para Kupës së Botës

Julian Nagelsmann

Futbollistët e Gjermanisë nuk do të përqendrohen plotësisht te Kupa e Botës në fillim të përgatitjeve, ka thënë selektori Julian Nagelsmann të mërkurën. Selektori gjerman ka thënë se atmosfera familjare në kampin stërvitor është parakusht për sukses.

Gjermania përballet me Curaçaon, Ekuadorin dhe Bregun e Fildishtë në Grupin E të Kupës së Botës që fillon më 11 qershor. Por gjermanët ia kanë vënë syrin titullit të pestë të botës, pas eliminimeve tronditëse në fazën grupore në dy Botërorët e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjermanët nuk kanë arritur në finale të ndonjë ngjarjeje të madhe që kur e fituan Kupën e Botës në vitin 2014.

Shumica e lojtarëve nisën të arrinin këtë javë, ndërsa Gjermania filloi përgatitjet në shtëpi, ku do të qëndrojë deri në fillim të qershorit kur udhëton për në SHBA.

“Hapi tjetër është vendimtar, detyra tjetër është vendimtare. Miqësoret kundër Finlandës dhe SHBA-së. Lojtarët duhet të përqendrohen në atë që mund të ndikojnë, jo në atë që do të ndodhë pas tri javësh. Pra ndeshja e fundjavës është fokusi kryesor”, ka theksuar Nagelsmann të mërkurën.

Për selektorin gjerman, miqësoret kanë vlerë të madhe.

“Duam t’i përdorim ndeshjet miqësore ndërkombëtare për të parë një ekip që mund të fillojë gjithashtu Botërorin. Nuk do të zëvendësojmë 10 lojtarë pas pjesës së parë. Tani e rëndësishme është të gjejmë ritmin”, ka theksuar Nagelsmann.

“Ne jemi familje për javët e ardhshme. Duhet të kemi besimin e atyre që i kemi pranë, të diskutojmë gjërat hapur. Do të veprojmë si një familje dhe do të bëjmë çdo gjë për njëri-tjetrin si një familje e mirë”.
Nagelsmann mori drejtimin e Gjermanisë në vitin 2023. Ai do të jetë në krye të gjermanëve për herë të parë në Botëror.

Në Euro 2024, që ishte organizuar në Gjermani, ekipi i Nagelsmannit u ndal në çerekfinale.

Për drejtorin e ekipit përfaqësues të Gjermanisë, Rudi Voeller, zhvillimi i frymës ekipore përpara turneut është thelbësor. Ai tha se Nagelsmann po bënte punë të mirë.

Për Voellerin është Botërori i pestë, si lojtar, trajner apo drejtues.

“Ai ka krijuar shpirt ekipor të mahnitshëm. Pavarësisht të gjitha cilësive që kemi, duhet të kesh një shpirt ekipor. Është thelbësore”, ka thënë Voeller.