Gjermania i synon dy fitore në kualifikimet e Kupës së Botës 2026 ndaj Luksemburgut dhe Irlandës së Veriut.
Kështu ka thënë të enjten përzgjedhësi Julian Nagelsmann, në mënyrë që Gjermania ta sigurojë nga vendi i parë avancimin në Botëror.
Gjermani më 10 tetor luan ndaj Luksemburgut në shtëpi, ndërsa udhëton në Belfast për t’u përballur me Irlandën e Veriut tri ditë më vonë.
Në listën me 24 futbollistë të Nagelsmannit është ftuar mbrojtësi i Eintracht Frankfurtit, Nathaniel Brown. Mungojnë Antonio Rudiger dhe Jamal Musiala, që të dy të lënduar.
Gjermanët janë në vendin e tretë me tri pikë, prapa Irlandës së Veriut që ka goldallim më të mirë.
Sllovakia e para ka gjashtë pikë, ndërsa Luksemburgu i fundit është pa pikë.
Gjermania e humbi ndeshjen hapëse të grupit 2:0 nga Sllovakia muajin e kaluar, ndërsa më pas fitoi 3:1 ndaj Irlandës së Veriut.