Futboll

Munishi: Zhegrova ka gjëra të Maradonës dhe Messit

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova

Trajneri i futbollit, Ismet Munishi, ka vlerësuar lart Edon Zhegrovën. Ai ka thënë se Zhegrova ka gjëra që i ka pasur Diego Armando Maradona dhe Lionel Messi.

“Edoni ka gjëra të Maradonës dhe Messit”, ka thënë Munishi për KOHËN të hënën.

Ai ka thënë se Zhegrova meriton më shumë hapësirë te Juventusi.

“Çka nuk pajtohem as me Spalletin e as me Tudorin është sepse Zhegrova ka merituar më shumë minutazhë te Juventusi. Shtatë minuta, tetë minuta, dhjetë minuta po bën shumë. Është problem, por Edoni vetëm se është talent dhe ka supercilësi dhe po ia del”, është shprehur Munishi.

Munishi është prej trajnerëve të vlerësuar në Kosovë. Ai ka theksuar se Zhegrova është diamanti i Juventusit dhe Kosovës. Por ai ka shtuar se Zhegrova duhet të ketë durim.

“Juventusi është klubi madh dhe i duron vetëm lojtarë që durojnë shumë, që janë mësuar të vuajnë, të punojnë dhe janë mësuar ndoshta edhe kur u bëhet e padrejtë. Janë mësuar të ndjekin rezultat dhe të fitojnë trofe. Të gjitha gjërat e mira në jetë arrihen duke vuajtur. I sugjeroj durim dhe punë sepse ai është diamant i Kosovës”, ka thënë Munishi.