Mbrojtësi i krahut të majtë, Ardian Muja, ka vazhduar kontratën me klubin Prishtina. Këtë e bëri të ditur fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, të mërkurën.
Muja ka vazhduar edhe për dy vjet. Prishtina ka shkruar se Muja është prej shtyllave të skuadrës.
27-vjeçari ishte transferuar te Prishtina dy vjet më parë nga Trepça ’89.
Prishtina tashmë ka vazhduar edhe me portierin Agron Kolaj.