Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muçi shënon supergol në fitoren e Trabzonsporit

ernest muci

Ernest Muçi ka shënuar supergol për Trabzonsporin që të shtunën e mposhti Konyasporin në shtëpi me rezultatin, 3:1.

Ndeshja i takoi xhiros së 14-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Muçi është duke kaluar formë shumë të mirë te Trabzoni.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Muçi, realizoi gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 56-të. Ai u paraqit deri në minutën e 85-të.

Muçi edhe xhiron e kaluar shënoi dy gola në përballjen ndaj Bashakshehirit.

24-vjeçari Muçi në total këtë edicion në 16 paraqitje në të gjitha garat ka kontribuar me tri gola dhe një asistim.

Edhe Muçi s’ka të ndalur, ia siguron fitoren Trabzonit Futboll Muçi s’ka të ndalur, ia siguron fitoren Trabzonit

Te Konyaspori deri në minutën e 57-të luajti Enis Bardhi.

Trabzoni ka 31 pikë dhe e zë vendin e tretë. Konyaspori renditet në pozitën e 11-të me 15 pikë.