Futbollistja kosovare, Lumbardha Misini, karrierën do ta vazhdojë në Zvicër.
Misini të shtunën është transferuar te skuadra e Servettes. Me klubin zviceran ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçarja Misini te Servette u transferua nga Trabzonspori. Pjesë e Trabzonsporit ishte nga vera e vitit të kaluar. Me klubin nga Turqia i zhvilloi 22 ndeshje dhe e realizoi një gol.
Drejtoresha sportive e Servettes, Marta Peiro, ishte shumë e lumtur me transferimin e Misinit.
“Lumbardha është një lojtare shumë profesionale, e gjithanshme dhe e disiplinuar dhe jemi shumë të kënaqur që e kemi mes nesh për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Peiro.
Misini karrierë ka bërë edhe në Kosovë te Hajvalia dhe në Shqipëri te Vllaznia e Shkodrës.