Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mësoi nga Ronaldo, Hajdari tani është gati për hapin e madh

hajdari

Thuajse të gjithë e njohin Cristiano Ronaldon nga televizioni, interneti apo gazetat. Albian Hajdari ka luajtur futboll me superyllin. Në Juventus, atëbotë 17-vjeçari Hajdari ishte lejuar të ushtronte me ekipin e parë.

“Ai më tregoi se si ishte për të si lojtar i ri. Mesazhi më i rëndësishëm i tij ishte se kalon shumë kohë me familjen”, thotë Hajdari.

Familja është prioritet edhe për 22-vjeçarin. Pa nënën e tij Hajdari ndoshta nuk do të bëhej asnjëherë profesionist. “Kur isha 11-vjeçar dhe kisha një provë, është dashur të thërras një numër më pas. Por sinqerisht nuk besoja se ishte mjaftueshëm ajo që shfaqa. Për fat nëna ime e thirri atë numër pas një jave. Ajo është shumë e rezervuar”, ka thënë Hajdari duke qeshur.

Babai i tij po ashtu luajti rol të rëndësishëm në karrierën profesionale të Hajdarit. 

“Ai ishte portier shumë i mirë te SC Dornach. Ishte sfidë e madhe të shënosh në portën e tij”, thotë Albiani.

Edhe Hajdari tregon këshillat që i mori nga Ronaldo Futboll Hajdari tregon këshillat që i mori nga Ronaldo

Me juniorët e Aeschit, ku legjenda e Baselit Marco Streller ishte si i ri, Hajdari i shënoi 80 gola për një edicion. Me kalimin e viteve ai u kthye gjithnjë e më prapa në fushë. Nga sulmi u kthye në numër 8, më pas në numër 6. Dhe karrierën profesionale po e zhvillon si mbrojtës i qendrës.

Ai ka mësuar shumë nga më të mirët në botë. Nga ikonat italiane, Chiellini dhe Bonucci. E po ashtu nga Matjis De Ligt, ylli holandez i mbrojtjes.

“Të gjithë janë djem të shkëlqyer”, thotë Hajdari.

Kur trajneri Allegri e kritikonte atë në stërvitje, veteranët e inkurajonin më pas. 

Hajdari ndoshta nuk ishte mjaftueshëm i mirë për ekipin e parë të Juventusit, por nuk është pishman për kalimin te klubi i madh italian.

Edhe Hajdari: Jetoj në Zvicër, por jam shqiptar i Kosovës Botërori 2026 Hajdari: Jetoj në Zvicër, por jam shqiptar i Kosovës

“Falë asaj përvoje, tani jam dy apo tre hapa përpara”.

U kthye te Baseli në vitin 2021, por në skuadër preferuan talentet e huaja më shumë se djaloshin vendor nga Aeschi. Verën pasuese, mbrojtësi i qendrës firmosi me Luganon dhe u bë i pazëvendësueshëm nga dita e parë. Në mars debutoi te Zvicra A. Tani një lëvizje jashtë Zvicrës do të ishte hap i logjikshëm.

I pyetur për këtë, Hajdari thotë se ende ka kontratë me Luganon deri në vitin 2028 dhe se nuk është shumë i brengosur për të ardhmen e tij.

Nuk është sekret që mbrojtësi i qendrës është atraktiv në tregun e transferimeve, sidomos falë të majtës së fuqishme. Werder Bremeni, ndër të tjera, ka përcjellë së fundit 22-vjeçarin.

Edhe Hajdari tregon për kërcënimet pas vendimit që të kalojë nga Zvicra te Kosova Futboll Hajdari tregon për kërcënimet pas vendimit që të kalojë nga Zvicra te Kosova

“Albian Hajdari ka të ardhme të ndritur. Ai ka fizik të mirë, pasim të mirë dhe luan me të majtën. E shoh atë në secilën ligë të madhe, pasi është i gjithanshëm dhe ka personalitetin e duhur”, ka thënë legjenda Marco Streller. Të dy kanë nisur karrierën tek Aeschi.

Hajdari është mirënjohës për këto fjalë. Dhe menjëherë tregon një fotografi që si fëmijë e kishte bërë me Strellerin.