Mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari, ka folur edhe njëherë për vendimin për të përfaqësuar Kosovën e jo Zvicrën.
Hajdari ka thënë se Zvicrën dhe Kosovën “i ka shumë afër zemrës”.
“Ndihem si në shtëpi në të dy vendet dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Hajdari, shkruan “Blue Sport” të mërkurën.
Por me çfarë identifikohet Hajdari?
“Gjithmonë do të thoja: jetoj në Zvicër, por jam shqiptar i Kosovës”, është përgjigjur Hajdari, i cili në vjeshtën e vitit të kaluar debutoi për Kosovën, pasi kishte luajtur një ndeshje për Zvicrën.
Hajdari është bërë shpejt prej lojtarëve kyç te Kosova.
Edhe
Hajdari zbulon se çka e shtyu ta zgjidhte Kosovën para Zvicrës
Sascha Ruefer, prezantues në Radio Televizionin Zviceran SRF, ka thënë se Zvicra ishte me fat që Kosova nuk u pranua në UEFA dhe FIFA deri në vitin 2016.
“Nuk jam i sigurt nëse ekipi kombëtar zviceran do të kishte qenë në gjendje të mbështetej te Xhaka dhe Shaqiri nëse ndërrimi do të kishte qenë i mundur më herët”, thotë Ruefer.