Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka zbuluar bisedën që ka pasur me Albian Hajdarin. Ai ka thënë se nuk ka mundur të ndikojë në vendimin e Hajdarit.
Mbrojtësi i Hoffenheimit, Hajdari, ditë më parë vendosi për të përfaqësuar Kosovën e jo Zvicrën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne e pranojmë vendimin e tij, nuk mund ta ndikojmë atë”, thotë Yakin.
Ai ka thënë se te Zvicra luajnë vetëm lojtarët që e meritojnë.
“Ne nuk duam të përdorim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi në meritë”, u shpreh Yakin.
Yakin ka theksuar se i rëndësishëm për Zvicrën është kualifikimi.
“Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Yakin.