Vendimi i Albian Hajdarit për të përfaqësuar Kosovën në nivel të rriturve u cilësua goditje e madhe për Federatën e Futbollit të Zvicrës. Por si erdhi deri te vendimi i Hajdarit për t’iu bashkuar Kosovës, të hënën mbrëma për “20 Minuten” ka folur menaxheri i tij, Sascha Fischer.
Ai ka thënë se, Hajdari nuk e ka refuzuar Zvicrën. “Zvicra e ka formuar atë si në aspektin sportiv ashtu edhe personal, për të cilën ai dhe ne si ekip jemi shumë mirënjohës. Familja e tij vjen nga Kosova dhe ai ndjen një lidhje të fortë emocionale me këtë vend. Ai dëshiron të marrë përgjegjësi atje dhe të ndihmojë përfaqësuesen të rritet në nivel evropian”, ka thënë Fischer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka vlerësuar punën që kanë bërë Federata e Futbollit e Zvicrës dhe selektori Murat Yakin. Sipas tij, në Zvicër e kanë mbështetur maksimalisht Hajdarin.
“Ne gjithmonë jemi ndier të vlerësuar. Prandaj, ky vendim nuk është aspak rezultat i mungesës së përpjekjeve, përkundrazi, është një zgjedhje shumë personale, e nxitur nga identiteti”, është shprehur ai.