Drejtori i përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Pierluigi Tami, ka folur për vendimin e Albian Hajdarit që të luajë për Kosovën e jo për Zvicrën.
“Albiani është përzgjedhur për ekipin senior nacional disa herë. Ai ishte pjesë e ekipit, por nuk është stabilizuar si startues i rregullt. Tani ai ka vendosur që të luajë për Kosovën në të ardhmen dhe ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Tami për “Blue Sport”.
Më herët Tami nuk shprehej i brengosur për mundësinë që Hajdari të largohej në drejtim të Kosovës. Ishte i bindur se mbrojtësi do të vazhdonte me Zvicrën.
Artikuj të ngjashëm
-
Hajdari: Jetoj në Zvicër, por jam shqiptar i Kosovës
-
Hajdari tregon për kërcënimet pas vendimit që të kalojë nga Zvicra te Kosova
-
Yakin zbulon bisedën me Albian Hajdarin
-
Menaxheri i Hajdarit zbulon arsyet pse mbrojtësi vendosi për Kosovën
-
Mediat zvicerane i bëjnë jehonë vendimit të Hajdarit: Goditje e rëndë