Mesfushori boshnjak, 30-vjeçari Nedim Mekiq, i është bashkuar Prishtinës së Re.
Lajmi është bërë zyrtar të premten pasdite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi së fundmi ishte te klubi elitar në Bosnjë-Hercegovinë, Sloga Meridian.
“Gjatë karrierës së tij, Mekiq ka ndërtuar profil solid duke u paraqitur në klube si Zhelezniçari, Radnik Bijeljina dhe GOSHK Gabela në Bosnjë, dhe Pas Lamia në Greqi. Me përvojën e tij, Mekiq pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e KF Prishtina e Re në vazhdim të sezonit”, ka shkruar klubi në Facebook.
Në 16 ndeshjet e këtij sezoni në Bosnjë-Hercegovinë, Mekiq e pati një asistim.