Futbollisti nga Bosnjë-Hercegovina, Harun Kariq, i është bashkuar skuadrës së Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti të shtunën.
Mesfushori Kariqsë fundi ishte pjesë e elitës së futbollit në Kirgistan, ku luajti për ekipet Bars dhe Abdysh-Ata Kant. Me skuadrën Abdysh-Ata Kant e fitoi Superkupën, kurse me skuadrën Bars e fitoi titullin e kampionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka luajtur edhe në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit. Karrierë ka bërë edhe në disa skuadra në Bosnjë-Hercegovinë.
“Më vjen shumë mirë që jam bërë pjesë e këtij klubi. Është një nder i madh për mua të vesh fanellën e Prishtinës. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin të arrijë objektivat. Me padurim pres të luaj para tifozëve tanë dhe ta përjetoj atmosferën në stadium”, ka thënë Kariq.