Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina e Re firmos me Florjan Smakiqin

Prishtina e Re firmos me Florjan Smakiqin

Portieri me përvojë, Florjan Smakiqi do ta vazhdojë karrierën te skuadra e re e Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina e Re. 

Prishtina e Re të mërkurën zyrtarizoi transferimin e Smakiqit që javë më parë u nda me Dritën e Gjilanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

26-vjeçari deri më tani karrierë ka bërë te Feronikeli i Drenasit dhe te Drita e Gjilanit. Me të dy skuadrat ka fituar nga një titull. Pritet të jetë përforcim i madh i Prishtinës së Re në edicionin debutues në Superligë.

Prishtina e re të martën prezantoi mesfushorin po ashtu me përvojë, Ergyn Ahmeti, që së fundi ishte te Llapi.

Drilon Fazliu e Aron Babaj janë përforcimet tjera të Prishtinës së Re.