Sulmuesi Dardan Shabanhaxhaj mund të jetë lojtari i radhës që do t’i bashkohet Shqipërisë në të ardhmen. Ish-sulmuesi i Kosovës U16 dhe Austrisë U21, po e pret ftesën e Sylvinhos, ka raportuar të mërkurën mediumi i Shqipërisë “Telesport”.
Sipas këtij mediumi, Shabanhaxhaj ndiqet edhe nga Austria dhe Kosova.
Shabanhaxhaj 24-vjeçar është lojtar i klubit rus, Rubin Kazan. Pjesë e Rubin Kazanit është edhe sulmuesi tjetër i Shqipërisë, Mirlind Daku.
Shabanhaxhaj ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 28 ndeshje në Premier Liga dhe Kupë të Rusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shabanhaxhaj: Më kanë pritur mirë, do të jap maksimumin
-
Rubin Kazani nuk i shet Dakun e Shabanhaxhajn
-
Shabanhaxhaj vazhdon me Rubin Kazanin, klubi bën njoftim të veçantë
-
Shabanhaxhaj: Nga shtatori te njëra prej “dy kombëtareve tona”
-
Shabanhaxhaj i do Shqipërinë, Austrinë, Kosovën – në listën e dy të parave nuk është