Anglezi Michael Oliver do ta drejtojë finalen mes Kosovës e Turqisë. Ndeshja e së martës mbrëma në “Fadil Vokrri” vendos se cila prej këtyre përfaqësuese do të luajë në Kupën e Botës në futboll.
Oliver është prej arbitrave më të njohur në futbollin evropian, por Turqisë nuk i solli fat në ndeshjen e fundit në të cilën i referoi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 7 shtator të vitit të kaluar në Konya, Turqia humbi 6:0 nga Spanja, në kualifikimet e rregullta për Botëror. Në ndeshje ishin plot 32 mijë shikues, ndërsa spanjollët shkëlqyen.
Për Turqinë ishte edhe humbja e vetme në kualifikime. I kishte edhe katër fitore e një barazim. Përfundoi e dyta në grup me 13 pikë, tri më pak se Spanja që e fitoi grupin dhe u kualifikua në Botëror.