Ish-arbitri i njohur i Premier Leagues, Anthony Taylor, është emëruar drejtor i arbitrimit elitar në Komitetin Qendror të Gjyqtarëve të Turqisë, ka njoftuar të martën Federata Turke e Futbollit.
Taylor muajin e kaluar i dha fund karrierës si arbitër aktiv, pas 22 vjetësh dhe 831 ndeshjeve të drejtuara. Ndeshja e tij e fundit ishte Portugali – Spanjë në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Ai do të punojë me Federatën Turke për avancimin e gjyqtarëve dhe forcimin e programit të arbitrimit në përputhje me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s.
“Pasi kam gjykuar në nivelet më të larta të futbollit vendor dhe ndërkombëtar, e mirëpres mundësinë që këtë përvojë ta sjell në një rol të përqendruar në zhvillimin strategjik dhe teknik të arbitrimit elitar në Turqi”, ka thënë Taylor, shkruan të martën “Reuters”.