Michael Oliver do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të plejofit për Botërorin 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, ka bërë të ditur Federata Turke e Futbollit të shtunën.
Ky ballafaqim zhvillohet të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Asistentë të Oliverit do të jenë Stuart Burt dhe James Mainwaring.
Gjyqtar i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.
Fituesi i ndeshjes Kosova – Turqia do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paraguait dhe Australisë, në grupin për Kupën e Botës 2026.