Skocezi Nicholas Walsh do të jetë arbitri kryesor në ndeshjen ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.
Kosova luan në Vjenë me Austrinë nga ora 18:00, në ndeshjen që i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Ndihmësit e Walshit janë gjithashtu nga Skocia, Francis Connor dhe Daniel McFarlane.
Arbitër i katërt do të jetë Donald Robertson. Në varë do të jenë dyshja Steven McLean - John Beaton.
Kosova dhe Austria kanë nga tri pikë.
“Dardanët” të enjten e mposhtën Irandën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultatin 1:0.
Ndërkohë Austria po të enjten e mposhti në shtëpi Izraelin me rezultatin 3:1.
Kosova ndaj Austrisë do të jetë pa liderin e mbrojtjes, Albian Hajdarin, i cili mungon për shkak të lëndimit.