I pyetur nga “Movistar Plus” se a ka menduar ndonjëherë të luajë për Barcelonën, Kylian Mbappe u përgjigj shkurt: kurrë.
Ylli francez deklaroi se nuk e ka shqyrtuar asnjëherë paraqitjen për skuadrën e Barçës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe është pjesë e Real Madridit.
Ai si fëmijë kishte ëndërruar që një ditë ta veshë fanellën e “Los Blancos”.
Mbappe është pyetur edhe për kohën kur te Paris Saint-Germaini luante me Lionel Messin.
“Isha me fat që munda të luaja me Leo Messin. Ai është krejtësisht normal, ai ka respekt për të gjithë. Nuk e kam menduar se do të luaja me të, sepse ëndrra ime ishte gjithmonë Real Madridi. Nuk e kam menduar kurrë në jetën time të bashkohem me Barcelonën”, u shpreh 26-vjeçari Mbappe.
Mbappe dhe Messi luajtën së bashku te Parisi nga viti 2021 deri në vitin 2023.
Reprezentuesi i Francës, Mbappe, pjesë e Realit është nga vera e vitit të kaluar.