Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbappe e Dembele “prishin” raportet për shkak të “Topit të Artë”

dem

Raporti mes yjeve francezë të futbollit, Kylian Mbappes së Real Madridit dhe Ousmane Dembeles së Paris Saint-Germainit, ka nisur të ftohet pas shumë diskutimeve për “Topin e Artë”. 

Kjo dyshe ka pasur në të kaluarën raporte të afërta. Por, shqetësimet janë rritur dhe ka distancë mes të dyve gjatë këtij grumbullimi, që është i pari me përzgjedhësin e ri, Zinedine Zidane. 

“RMC Sport” ka raportuar se tensionet mes Mbappes dhe Dembeles janë rritur për shkak të komenteve të bëra nga sulmuesi i Real Madridit. 

“Ai gjithmonë është parë si lojtar me talent. Unë, nga ana tjetër, kam qenë i zgjedhuri. Isha në majë që nga fillimi edhe pse i ri në moshë. Ai kishte rrugëtim tjetër, me lëndime, por e ka arritur nivelin shumë mirë”, kishte thënë Mbappe në një intervistë, shkruan “Daily Mail” të premten. 

Kjo deklaratë e Mbappes nuk ka kaluar lehtë te Dembele, i cili është kundërpërgjigjur në një intervistë tjetër. 

“Gjithmonë kam qenë kështu, prapa, por duke punuar fort. Gjatë gjithë karrierës nuk kam folur, kam punuar, shumë madje. Siç e thashë, nuk jam zgjedhur asnjëherë, por kam punuar jashtëzakonisht shumë. Vitin e kaluar u vlerësova për punën fantastike me PSG-në. Këtë vit, të shohim. Jam i qetë, pa presion”, ka deklaruar Dembele.