Futboll

Mbappe shpreson që Dembele ta fitojë "Topin e Artë"

Ousmane Dembeles dhe Vitinhas.

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka dëshirë që bashkëlojtari i tij te Përfaqësuesja e Spanjës, Ousmane Dembele, ta fitojë “Topin e Artë”. 

Gara për ta fituar çmimin kryesor individual në futboll është në mes të Dembeles dhe sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal. 

Por Dembele konsiderohet favorit për ta fituar “Topin e Artë”. 

Dembele edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë te PSG-ja. Ai me Parisin e fitoi tripletën. 

“Për mua Dembele e meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’. Shpresoj që ai ta fitojë. E kam mbështetur që nga fillimi. Nëse do të varej nga unë, do t’ia çoja çmimin direkt në shtëpinë e tij”, u shpreh 26-vjeçari Mbappe, shkruajnë të dielën mediumet franceze. 

Vetë Mbappe shpreson që një ditë ta fitojë “Topin e Artë”. 

“Çdo lojtar e ka në mendje ‘Topin e Artë’. Nëse kam një sezon të shkëlqyer me shumë trofe, mund ta fitoj”, shtoi Mbappe.