Ylli i futbollit, Kylian Mbappe, është duke shkëlqyer në edicionin e tij të parë te Real Madridi.
Edhe pse fillimin e kishte të vështirë, Mbappe, ka gjetur formën te “Los Blancos”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe së bashku me Vinicius Juniorin dhe Rodrygon janë futbollistët kryesorë të Realit në sulm.
26-vjeçari Mbappe këtë edicion ka shënuar 32 gola dhe ka bërë katër asistime.
Në të kaluarën francezi ka luajtur gjatë te skuadra e Paris Saint-Germainit.
Mbappe ka ëndërruar gjithmonë që një ditë të luante për klubin mbretëror spanjoll.
“Gjithçka që doja ishte të luaja në ‘Santiago Bernabeu’ me këtë fanellë të Real Madridit, të shënoja gola, që tifozët të thërrisnin emrin tim dhe të ishin të lumtur. Kisha një ëndërr të luaja për Real Madridin dhe më në fund ëndrra tani është bërë realitet”, ka thënë Mbappe.